Prodhimet tona


Kontroll i i cilësisë

Trendët botëror në raport të cilësisë së çimentos mbikëqyren dhe vëzhgohen   vazhdimisht nga ana e Repartit për Cilësi të Çimentores USJE, si edhe Repartit për Hulumtim dhe Zhvillim dhe atë për Cilësi të grupacionit TITAN në Athinë. Ata bashkëpunojnë me shumë institucione të tjera në nivelin ndërkombëtar dhe internacional në numër të madh të fushave. Këto institucione përfshijnë autoritete publike, universitete, institute për hulumtimin e materialeve dhe shoqatave profesionale. Zhvillimi dhe dizajni i llojeve të reja të çimentos gjithashtu bëhen në bashkëpunim me Institutin për testimin dhe zhvillimin e teknologjive të reja “Shkup” – Shkup, Fakultetin Teknologjik-Metalurgjik pranë Universitetit “Kirill dhe Metodij”, Institutin Slloven për Ndërtimet Popullore dhe Ndërtimtarinë dhe Shoqatën Gjermane për Çimento (VDZ).

USJE ka Repart modern për Kontrollin e Cilësisë: analiza fizike, mekanike dhe kimike të lëndëve të para, testimi i zgurës dhe çimentos, si edhe testimi i karburanteve kryhen me kujdesi të vazhdueshme për pajisjen moderne.
Ekspertet tona për kontrollin e cilësisë janë kompetente dhe trajnohen vazhdimisht nëpërmjet testimeve ndërmjet laboratorëve (IMS Belgrade, ATILAH dhe EUROCERT-Athens) dhe punëtorive të specializuara.

Cilësia e çimentos

Shumë cilësitë e çimentos - fuqia, qëndrueshmëria dhe fleksibiliteti, ndër të tjerash,  janë shkaqet kryesore që e bëjnë një prej materialeve më popullore ndërtimore në botë.
Çimentoja është hidraulik sepse reagon kimikisht kur përzihet me ujë derisa nuk forcohet. Çimentoja mund të forcohet edhe në kushte të thata dhe ato të lagëta, bile edhe në ujë.
Çimentoja është shumë e përshtatshme për formimin: kur vjen në kontakt me ujë dhe agregate siç janë rëra dhe zhavorri, çimentoja mund të formohet në çdo formë tredimensional. Çimentoja dhe betoni i krijuar nga ajo janë të qëndrueshme si guri. Çimentoja i mban formën dhe vëllimin e saj pavarësisht nga kushtet klimatike, kurse qëndrueshmëria e saj zmadhohet me shumë me kalimin e kohës.
Çimentoja është adeziv i cili ka efekt aq i madh që kur njëherë do të forcohet pothuajse është e pamundur që të shkatërrohet lidhja e saj me materialet siç janë tullat, çeliku, zhavorri dhe guri.
Ndërtesat e cilat ndërtohen me prodhimet e çimentos janë më shumë ujërezistente kur përqindja e çimentos është më e madhe sesa të materialeve të tjera.
Çimentoja mund të sigurojë mbrojtje të shkëlqyeshme nga zhurma kur trashësia e dyshemeve, mureve dhe kulmeve të çimentos llogaritet në mënyrë precize.

Një pjesë e pajisjes e cila përdoret për testimin e cilësisë së prodhimeve tona të çimentos në Repartin për Kontroll të Cilësisë përcaktohet më poshtë

 

1. Aparati i përzierjes së llaçit Toni MIX

Përgatitje e prizmave standarde me procedurë automatike të përzierjes e cila përfshin edhe furnizimi i ujit në pajtim me ISO 679, EN 196-1, DIN 1164, ASTM 305 dhe standarde të tjera. Koncept i bindshëm sigurues nëpërmjet fushës së mbyllur elektrike të testimit, shtresa e mbrojtur e krijuar nga polikarbone sipas CE dizajnëve për ergonomi dhe siguri.
Convincing safety concept by electrically locked test area, protective shield made of polycarbonate confirming to CE Ergonomic and safety designs.


2. Aparati i dredhjes

Përdoret për nivelimin e ekzemplareve të llaçit 40x40x160mm në kallëpe trefishte  (triple-gang) me ToniTechnik dizajn, të dhënat teknike dhe funksionet e të cilit janë në pajtim me EN 196-1 dhe ISO 679.





3. Aparatura Vicat Needle ToniSET e kontrolluar në mënyrë kompjuterike

Është e pajisur me 6 vende për matje dhe përcaktimi i kohës së forcimit të çimentos sipas EN 196-3; DIN 1164.





4. Curing cabinet

COda e klimatizuar për vendosjen e ekzemplareve të kallëpit me kushte të standardizuara sipas EN 196-1





5. CFabrika/Aparati për testimin e kompresionit dhe lakmimit ToniPRAX

Përbëhet nga:
Toni Trol “Standard”
Matje e kontrolluar nga mikroprocesor dhe sistem kontrollues i 4 serive dhe një interfejs paralel.
-Korniza e mbushjes 10kN; për test të lakmimit në pajtim me EN 196-1, ASTM C348
-Korniza e mbushjes 300kN – 3000 kN për test për kompresion në pajtim me EN 196-1, ISO 679 , ASTM C 109 , BS 4550-3


6. LECO SC-144 DR

Leco SC 144-DR e përcakton sulfurin/karbonin në matricat e ndryshme organike, çimenton, plehrat dhe tokat. ASTM teknika e lejuara e cila përcakton sulfurin ose karbonin bashkërisht ose individualisht nëpërmjet përdorimit të ndezjes drejtpërdrejte/detektim infrakuq.



7. ARL 9900 spektrometri i rrezeve të rëntgenit

Është i dedikuar që t’ i kënaqë kërkesat ku mbikëqyrja e proceseve është kritike për kontrollin e cilësisë. Teknologjia fluoroscente e rrezeve të rëntgenit të cilat e disperzojnë energjinë është në fakt një nga metodat më e thjeshta dhe më të sakta për përcaktimin e shumë llojeve të materialeve.

Kombinacioni i përshtatshëm i komponentëve për përgatitjen e përzierjes, zhavorri dhe çimentoja, për cilësinë e tërësishme të menaxhimit të prodhimeve sigurohen më vonë nëpërmjet përdorimit të spektrometrit modern të rrezeve të rëntgenit për analiza të shpejta dhe precize kimike në të gjitha pjesët e procesit teknologjik.

Rezultatet e analizës janë të kapshme pas disa minutash, më çfarë mundësohet ndikim i shpejtë dhe efektiv i cilësisë së prodhimeve.


Publikime
under construction

Certifikate