Prodhimet tona

Beton i gatshëm

Betoni i gatshëm është prodhim me shumë përdorime e cili e afron ShA Fabrika e Çimentos “USJE” me shfrytëzuesit dhe që na mundëson t’i plotësojmë kërkesat e tyre për shumicën e vendimeve ndërtimore të integruara.  Shtyllat kryesore të përcaktimit tonë për kënaqjen e konsumatorëve janë:
Prodhime sipas masës
Shërbime të mëdha

Prodhime sipas masës

Perimetri prodhues në fabrikë i përfshin të gjitha llojet e betonit midis 10 dhe 45 MPa, kurse sipas kërkesës së konsumatorit, prodhojmë edhe lloje speciale betoni.
Ne e përshtatim betonin tonë të gatshëm që t’i plotësojmë të gjitha nevojat specifike të klientëve tanë. Me ndryshim të raportit të materialeve përbërëse, mund të fitojmë karakteristikat e kërkuara, kur formësohet dhe kur është ende i freskët. Përdorimi i lëndëve të ndryshme kimike e përmirëson shumë specifikimin e kërkuar për betonin gjatë transportit, derdhjes si dhe beton i fortë.

Shërbime të mëdha

Betoni i gatshëm është kanali integrues për çimenton tonë dhe agregatet. Ne dizajnuam dhe përdorim iniciativa përparimtare për shërbimin shfrytëzues që a përforcojmë këtë segment të zinxhirit të vlerave. Platforma jonë e madhe e betonit  të gatshëm i përfshin të gjitha elementet e biznesit me beton të gatshëm – nga përdorimi i lëndëve të para deri në prodhimin e betonit dhe dërgimin e tij.

Si bëjmë beton

Betoni merret nga përzierja e çimentos me agregat fin (rërë) me agregat ashpër (çakall apo gur të thyer) dhe ujë. Sasi të vogla kemikalesh, të quajtura përzierje, shpesh herë i hidhen masës së betonit që ta kontrollojnë kohën e përforcimit dhe plastificitetin, apo disa karakteristika të tjera. Mënyra tipike, përzierja e betonit sipas masës është 10% deri në 15% çimento, 65-75% agregate dhe 15-20% ujë. Kapaciteti optimal në makinën tonë për përzierje është 50m3/h.
Çimentoja, agregatet dhe uji hidhen në makinerinë për përzierje sipas recetës së testuar dhe të miratuara paraprakisht. Agregatet dozohen nëpërmjet mbushësit dhe transportohen me lentë në makinerinë për përzierje, ku hidhet ujë, përzierje kemikale dhe çimento. Koha e përzierjes është rreth 30 minuta. Betoni i gatshëm hidhet direkt në kamionin përzierës nëpërmjet rrëshqitësit në formë konike.

Cilësia e betonit

Beton me cilësi të lartë arrihet vetëm nëpërmjet mbikëqyrjes së vazhdueshme dhe sasive përgjegjëse sipas recetës. Laboratori u për çimento rregullisht e kontrollon cilësinë e lëndëve të parë dhe betonit të prodhuar. Laboratori është në kontakt të vazhdueshëm me sektorin e prodhimit dhe u jep instruksione për recetat e përditshme për akordim. Si shtesë e kontrolleve të rregullta, laboratori i USJE-s ka rol zhvillues në përpunimin e përzierjeve të reja për përdorim të ndryshëm. Puna e fabrikës sonë është e kontrolluar dhe e verifikuar prej institutit të jashtëm të autorizuar.
Kontakt

Rr. Boris Trajkovski 94.
1000, Shkup IRJ Maqedoni

Tel: 00389 (2) 2782 500
Fax: 00389 (2) 2786 314

Për kontakte dhe informacione më të hollësishme kliko këtu


Certifikate