Mjedis


Monitorimi i Emisioneve

Çimentorja USJE SH.A. e TITAN-it është kompania e vetme në vendin tonë e cila ka sistem për mbikëqyrje 24 orësh e vazhdueshme automatike me të cilën matet dhe shënohet lëshimi i pluhurit dhe të gazrave në kohë reale.

Kompania e pavarur SICK nga Gjermania është prodhuesi i instrumenteve. Në tabelën më poshtë është e dhënë shfaqe e shkurtër e llojeve të instrumenteve, vendet e instalimit dhe perimetrat që maten. Mirëmbajtja dhe kontrolli i instrumenteve realizohet sipas kërkesave ligjore për llojet e këtilla të instrumenteve.

Të dhënat e fituara nga vlerat e matura përpunohen në softuer të licencuar MEAC 2000. Vlerat e përpunuara shfaqen në pajtim me kërkesat ligjore dhe në mënyrë të rregullt dorëzohen deti te Ministria për mjedisin jetësor dhe planifikimin hapësinor.