Mjedis


Rehabilitimi i minierës së USJE

Aktivitetet e cilat zhvillohen në Çimentoren USJE SH.A. shumë varen nga shfrytëzimi i resurseve natyrore. Vlerësimet e kuptueshme të ndikimeve mbi mjedisin jetësor dhe planet për rehabilitim mbulojnë të gjitha aspektet e zhvillimit, të veprimit, si edhe të mbulimit të minierave të gurit. Metodat tradicionale siç është mbjellja e fidanëve, edhe metoda bashkëkohore siç është hidrombjellja, përdoren për rehabilitim të minierave. Ndërkohë, ndërmerren masa të veçanta që të mbrohet bota e gjallë.

„Brezi  i gelbër “

Çimentorja USJE SH.A. bën përpjekje maksimale që t’i zvogëlojë të gjitha llojet e ndikimeve mbi mjedisin jetësor. Në këtë aspekt përgatiten Studime për rehabilitimin e minierave që janë në pronësi të kompanisë (studimin e përpilon Fakulteti i Pylltarisë - Shkup), si edhe Planin për brezin e gjelbër nëpër perimetrin e fabrikës me qëllim të zvogëlimit të ndikimit vizual dhe tingullor mbi mjedisin më e afërt jetësor dhe të shtimit të vlerave të tjera për rrethinat e shfrytëzuara. Për të siguruar mbjellje cilësore të këtyre bimëve, një pjesë e tokës në pronësi të Çimentores USJE SH.A. e kemi shndërruar në fidanishte në të cilën kultivohen fidanë që nevojitën për arritjen e qëllimeve të parapara me Studimin.

Rezultatet e përpjekjeve pesëvjeçare për realizimin e këtyre planeve tash mund të shikohen – nëpër perimetrin e fabrikës dhe minierave, janë të mbjella një numër të madh të fidanëve. Numri i përgjithshëm i fidanëve që janë të mbjellë në pesë vitet e fundit është rreth 80,000 fidanësh dhe rreth 20,000 bimësh, lulesh , kaçubash dhe drurësh stoli. Për pesë vitet e ardhshme planifikohet të bëhet Brez i gjelbër rreth perimetrit të fabrikës me më shumë prej 500,000 drurësh. 

Këto rezultate kanë ndikim nxitës për USJE-n për të vendosur qëllime më të larta dhe në kuadër të operacioneve të zhvillojë një zonë të gjelbër në të cilën do të jemi krenar dhe cila do të jetë për të mirën e shoqërisë.