Forumi i Partnerik i Pare




Më 1 dhjetor 2010, Fabrika e Çimentos USJE SH. A. Shkup organizoi Forumin e Parë të Partnerëve “Përgjegjësi – Partneritet – Zhvillim” nën patronazhin e Marrëveshjes Globale të Kombeve të Bashkuara (UN Global Compact), me rastin e dyvjetorit të kyçjes së Kompanisë në Marrëveshjen Globale.

Mbi njëqind pjesëmarrës prej gjithë institucioneve publike, përfshirë edhe MMJPH, Komuna e Kisella Vodës, drejtorët e shkollave fillore dhe foshnjoreve në Kisella Vodë, Komuna Sopishtë, kuvendi komunal Usje, organizata ndërkombëtare, mes të cilave UNDP, USAID, EBRD dhe tjerë, profesorë universitar, organizata jo-qeveritare, institucione financiare, bashkëpunëtorë, furnizues, klientë dhe biznes liderë në PKSH, kanë shkëmbyer eksperiencat e tyre, informatat dhe idetë në lidhje me përgjegjësinë shoqërore në kontekst të zhvillimit të komuniteteve, trend të cilës çdo vit i përkushtohet gjithnjë më tepër vëmendje në Republikën e Maqedonisë, për çfarë edhe flasin njohjet të cilat shteti ka shpërndarë kompanive aktive në këtë fushë.

Gjatë forumit ishte prezantuar Raporti i parë për Përgjegjësi Koorporative Shoqërore dhe Zhvillim të Qëndrueshëm i kompanisë USJE për vitin 2009, e cila thekson gjithë përpjekjet, përkushtimet dhe praktikat më të mira të USJE-s në planin e përgjegjësisë koorporative shoqërore.
Folës eminent të këtij forumi ishin kryetari i komunës së Kisella Vodës, Marjan Gjorçev, kryetari i trupit nacional koordinues për përgjegjësi shoqërore të ndërmarrjeve, Goran Lazarevski, zëvendësi i përfaqësuesit shtetëror të UNDP-së, Ann Marie Ali, drejtori i Grupacionit për Evropën Juglindore TITAN, Konstantinos Derdemizs, menaxheri për PKSH i Grupacionit TITAN, Marija Aleksiu dhe drejtori kryesor ekzekutiv i Fabrikës së Çimentos SH. A. Shkup, Antonios Nikolopulos.

Pas sesionit plenar, vijuan dy punëtori tematike për Shëndet dhe Siguri në Punë për bashkëpunëtorët e USJE-s dhe për projektin “Partnerë të Shkollave” i USJE-s me të cilën janë përfshirë gjitha shkollat fillore dhe një foshnjore në komunën e Kisella Vodës.

Forumi i parë ishte uruar dhe njohur nga gjithë personat prezent të cilët shprehën falënderimin e tyre për mundësinë të marrin pjesë, kënaqësinë nga informatat dhe eksperiencat të cilat kanë ndarë, si dhe njohje për shembullin pozitiv të USJE-s si kompani e përgjegjshme shoqërore dhe lider në organizimin e këtyre evenimenteve dhe bashkimin e gjithë palëve relevante të interesuara.

Raportet e USJE
Annual Report & Financial Results 2009
Raporti i Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës 2009