Çimentorja USJE me program për zhvillimin e kuadrove profesionale nëpërmjet trajnimit praktik

Çimentorja USJE filloi projektin për trajnimin praktik të nxënësve të shkollave të mesme teknike të degës mekanike dhe elektrike nga qyteti i Shkupit. Kjo ishte iniciativë e çimentores USJE mbështetur edhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendrës për Arsim dhe Trajnimi Profesional të RM.

   

Në kuadro të Projektit janë përfshirë 65 nxënës nga viti i IV-të të shkollës së mesme "Mihajllo Pupin", "Vllado Tasevski" dhe "8 Shtatori" të cilët në dy muajt e ardhshëm, në grupe me nga 15 pjesëmarrës, dy ditë në javë do të marin pjesë në trajnimin praktik në industri. Për zbatimin e trajnimit do të jetë përgjegjës ekipi i ekspertëve nga kompania, dhe mësues të shkollave, dhe ajo do të zhvillohet në punëtori mekanike dhe elektrike dhe impiantet e çimentores USJE.

Qëllimi kryesor i trajnimit praktik të nxënësve është përfitim i diturive të reja teknike ,mjeshtritë dhe ndërlidhja e teorisë me praktikën në mjediset e punës nëpër kapacitetet industriale.

- Zhvillimi i çdo shoqërie të prosperuar bazohet në profesionistët e rinj të cilët kanë njohuri të specializuara, mjeshtri, aftësi dhe etikë të lartë pune. Por përgjegjësia për krijimin e kuadrove nuk mund të lihet vetëm në sistemin e arsimit dhe shkollave . Kompanitë duhet të marrin pjesën e tyre të barrës. Nëpërmjet këtij projekti me trajnim praktik në Çimentoren USJE, tregojmë se ne jemi të angazhuar për arritjen e misionit për të krijuar një bazë më të gjerë të kuadrit teknik i cili është më se i nevojshëm, por për fat të keq gjithnjë e më deficitar në vend, tha Boris Hrisafov, drejtori ekzekutiv i Çimentores Usje, me rastin e fillimit të projektit.

   

Në ditën e parë të realizimit të programit, të gjithë studentët duhej detalisht njiohtuar dhe njëkohësisht zbatuar masat për sigurinë dhe shëndetin në punë, të cilave në Çimentoren USJE u jepet një rëndësi të veçantë .

Trajnimi dhe përvetësimi i njohurive dhe mjeshtrive të punës tek të rinjtë është një nga praktikat më ndryshe për që zbaton çimentorja USJE për një periudhë më të gjatë. Kjo është një pjesë integrale e strategjisë për përgjegjësi sociale të kompanisë, e cila është në përputhje me Iniciativën Globale të Përgjegjësisë Sociale të Kombeve të Bashkuara - Global Compact ku është antare edhe çimentorja USJE.