Konferenca teknikе me rastin e 60-vjetorit të Çimentores USJE

"Ndikimi i materialeve të ndërtimit mbi kualitetin e ndërtimit"
Shkup, 29.09.2015

Me rastin e jubileit të 60, Çimentorja USJE organizoi një konferencë Profesionale Teknike në Shkup me titull "Ndikimi i materialeve të ndërtimit mbi kualitetin e ndërtimit".

Qëllimi i konferencës ishte paraqitja dhe shkëmbimi i opinioneve profesionale në lidhje me cilësinë e materialeve të ndërtimit, me fokus të veçantë çimenton dhe kontrollit të saj, me standardet e aplikueshme, rregullativa juridiko ligjore në vend, kontrolli i tregut të materialeve të ndërtimit, si dhe tendencat dhe perspektivat për zhvillimin e industrisë së ndërtimit në vend.

Me këtë rast në konferencë fjalim mbajtën Drejtori Ekzekutiv i Çimentorjes USJE, Ministri i Ekonomisë, përfaqësuesit e Fakultetit të Teknologjisë dhe Metalurgjisë, përfaqësuesit e Fakulteti të Inxhinierisë dhe Ndërtimit, përfaqësues nga ZIM-i GIM-i Institutit të Standardizimit, Institutit të Akreditimit, si dhe përfaqësues të kompanive të ndërtimit Beton, Granit dhe ADING.

- Çimentorja USJE vazhdimisht investon resurse të përfillshme, njohuri dhe inovacione për të siguruar cilësinë e lartë të produkteve tona. Ky është qëllimi ynë kryesor strategjik, këtë kemi mbështetjen e parezervë nga Grupacioni ynë Titan Group, përmes cilës ne kemi në dispozicion eksperiencat dhe tendencat e fundit në nivelin e industrisë globale, deklaroi Boris Hrisafov drejtori ekzekutiv i Çimentorjes USJE, duke shprehur mirënjohjen e veçantë për të gjitha institucionet dhe organet profesionale kompetente për kontrolli i cilësisë së materialeve të ndërtimit në vend, për bashkëpunim e deritashëme duke siguruar nivelin e dëshiruar të cilësisë së produkteve dhe zhvillimin e produkteve të reja.

Pjesëmarrësit e konferencës përshëndetën iniciativën e USJE-s për këtë lloj të dialogut ndërmjet sektorit të biznesit, institucioneve dhe ekspertët e fushës duke u zotuar në vazhdimin dhe thellimin e saj në funksion të ndjekjes më me sukses të trendeve bashkëkohore por edhe dhe në gjetjen e zgjidhjeve efektive për sfidat që mund të cregullojnë perspektivat e zhvillimit të mëtejshëm të industrisë ndërtimore në vend.